Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Tuna i bën premtim Shpatit: Nëse Roeli vendos të ngjitet në skenë, do jem aty
Tuna në mbledhjen komemorative për këngëtarin Shpat Kasapi u rikthye në kohë, duke folur për fillimet e tyre si fëmijë. “Unë dhe ti Shpat ecëm nëpër shumë rrugë bashkë, ishim shokë klase ishim fëmijë të bekuar me prindër që na mbështetën në ëndrrat tona për muzikën ishim adoleshentë që provuam barrën e popullaritetit para se ta kuptonim çfarë do të thoshte ajo, ishim dy të rinj që në betejat nga Shkupi të depërtonin në Prishtinë, Tiranë e kudo që ka shqiptarë dhe ia dolëm Shpat. Ti ia dole sot kënga jote jehon në çdo qytet, në çdo shtëpi, në çdo zemër ku flitet shqip sepse ti le shumë pas, le muzikën që do të mbajë emrin tënd të gjallë përherë, le buzëqeshjen tënde atë buzëqeshje...