Hygerta Sako e mërzitur pas Prime: Çfarë i duhem këtij formati nëse jam më pak e preferuara?

Hygerta Sako e mërzitur pas Prime: Çfarë i duhem këtij formati nëse jam më pak e preferuara?

Hygerta Sako u shpall më pak e preferuara nga publiku në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP, një rezultat që e surprizoi dukshëm ish-Miss-in. Reagimi i saj në momentin e shpalljes tërhoqi vëmendje, ndërsa pas Prime ajo është parë më e mërzitur dhe e menduar. Në një bisedë me Shkurte Haxhiun, Hygerta shprehu hapur zhgënjimin dhe dilemat e saj për vazhdimin në këtë format. “Më pak e preferuara? Unë thjesht po marr kohë, po nxjerr gjithë tani, do ta mendoj. Nëse jam më pak e preferuar, çka i duhem këtij formati? Të rri larg fëmijës tim?”, u shpreh ajo, duke treguar se ky rezultat e ka prekur emocionalisht. Ajo shtoi se ndonjëherë duket sikur publiku vlerëson sjelljet e tepruara në vend të atyre...