Pas 4 vitesh romancë, Miley Cyrus thotë “Po”! Zbulohen detajet e unazës luksoze

Pas 4 vitesh romancë, Miley Cyrus thotë “Po”! Zbulohen detajet e unazës luksoze

Miley Cyrus dhe partneri i saj, Maxx Morando, janë zyrtarisht të fejuar pas katër vjetësh romancë, ka raportuar Page Six. Lajmi vjen pasi çifti u shfaq së bashku në tapetin e kuq të premierës botërore të filmit “Avatar: Fire and Ash”, ku fansat vunë re menjëherë detajin që i tradhtoi: unazën e saj të re vezulluese. Në paraqitjen e tyre të përbashkët në Los Angeles, dyshja pozuan të buzëqeshur e të qetë, ndërsa Miley poziciononte dorën në mënyrë strategjike për të nxjerrë në pah unazën mahnitëse me diamant. Thashethemet nisën menjëherë, por nuk zgjati shumë deri sa u konfirmuan. Sipas përfaqësueses së këngëtares, Francesca Consulting, unaza është krijuar me porosi nga dizajnerja e famshme e bizhuterive Jacquie Aiche, e njohur për stilin boho-luksoz dhe bashkëpunimet...