Dhuroi dy asiste, Medon Berisha në formacionin e javës së Serie A

Dhuroi dy asiste, Medon Berisha në formacionin e javës së Serie A

Medon Berisha ishte protagonist në fundjavë me Leccen, ku dhuroi dy assiste në fitoren 2-1 ndaj Torinos. Mesfushori i kombëtares është përfshirë në formacionin e javës, të publikuar së fundmi nga “Sofascore”. Përformanca e Berishës, është vlerësuar me notën e lartë 8.8. 22-vjeçari ka luajtur në këtë sezon 11 ndeshje dhe paraqitjet kanë qenë mjaft pozitive. Për Medon Berishën, ky është sezoni i 3-të me Leccen, sakaq më herët është aktivizuar tek të rinjtë.   Snapinsta.to 589270905 18492078835075733 6389114395974591806 N