Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Drejtorë të rinj për Elbasanin dhe Korçën, tre emra për Kukësin
Në Policinë e Shtetit do të kemi emra të rinj drejtuesish për qarqet Elbasan, Korçë dhe Shkodër. Për këto tre drejtori vendore të Policisë një muaj më parë drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda çeli garën sipas ligjit të Policisë së Shtetit për rifreskimin e kupolës drejtuese. A2 CNN ka mësuar emrat e oficerëve që kanë aplikuar, duke nisur nga Loard Sallaku, Uljan Shpataraku, Islor Islami, Alban Çela dhe Dritan Lena. Oficeri i karrierës Loard Sallaku me 21 vite eksperiencë, një nga emrat e rinj më me perspektivë në Policinë e Shtetit prej 5 muajsh drejtor i komanduar në Policinë e Kukësit, është kandidat potencial për të marrë drejtimin e Policisë së Elbasanit. Ndërsa oficeri Uljan Shpataraku me mbi 15 vite eksperiencë në Polici është kandidat potencial për të marrë drejtimin e Policisë së Korçës, që prej një viti drejtohej...