Travel and Towr: Eksploroni Alpet e Shqipërisë! Boga dhe Qafa e Thorës, ideale për aventura dimërore

Travel and Towr: Eksploroni Alpet e Shqipërisë! Boga dhe Qafa e Thorës, ideale për aventura dimërore

Shqipëria është një destinacion për turistët jo vetëm në verë por edhe në dimër. Një ndër platformat më të mëdha turistike  në botë siç është Travel and toër World i rekomandon turistëve të apasionuar pas aventurave dimërore që të vizitojnë Shqipërinë.  Veçohen  Boga dhe Qafa e Thorës të cilat janë mbuluar të parat nga  bora dhe  janë bërë atraksione dimërore si për turistët ashtu edhe për vendasit. Në zemër të Parkut Kombëtar të Alpeve Shqiptare, Boga dhe Qafa e Thorës ofrojnë pamjet më marramendëse dhe ofrojnë mundësi të shumta rekreative.  Sipas Travel and towr world, Boga, një nga fshatrat alpine të Shqipërisë, është një qendër në rritje për turizmin malor, ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz e zbulojnë zonën. B  oga ofron shtigje të reja dhe më pak turistike, peizazhe të reja dhe të pazbuluara, si dhe një atmosferë të qetë, duke e bërë atë një ëndërr...