Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ibrahimaj: Në 2 ditë nga pensionistet u tërhoqën mbi 42 mijë bonuse fundviti
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se në 2 ditët e para të shpërndarjes së bonusit të pensionistëve në të gjithë vendin janë tërhequr 42 631. “Pensionistët në të gjithë vendin vijojnë të tërheqin bonuset e fundvitit në masën 10,000 – 15,000 lekë. Vetëm në 2 ditët e para janë tërhequr 42 631 bonuse nga pensionistët. Bonusi i fundvitit është një mbështetje e Qeverisë për mbi 762 mijë përfitues në të gjithë vendin”, shkruan Ibrahimaj. Sipas Ibrahimajt, nga shpërblimi i parashikuar do të përfitojnë 762,740 pensionistë dhe përfitues të tjerë nga të cilët 640,325 janë pensionistë në pension pleqërie dhe 2,322 në pension social, 65,232 persona në pension invaliditeti, 48,087 persona në pension familjar, 6,774 persona me një trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe...