Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Berisha e “bleu” pas takimit me Salianjin? Reagon Xhemal Gjunkshi: Emërimi im ka ndodhur më parë
Xhemal Gjunkshi ka reaguar pas zërave se emërimi i tij si këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë Partisë Demokratike, menjëherë pas takimit me të ashtuquajturin “grupi i kafes” në të cilin ai mori pjesë me figura të tjera të PD, ishte “blerje” nga Berisha. Ai thotë se komentet dhe pretendimet e shpërndara në rrjet janë të pavërteta, sepse siç thotë, emërimi i tij nga Sali Berisha ka ndodhur rreth dy muaj më parë, shumë përpara se të ndodhte e ashtuquajtura “kafe e famshme”. “Ky funksion nuk ka asnjë lidhje me pazare, marrëveshje të fshehta apo llogari politike të momentit”, shkruan Xhemal Gjunkshi, duke shtuar se është pjesë e Partisë Demokratike për idealizëm dhe bindje, jo për përfitime. Sa për pjesëmarrjen në takimin e kafes, ai sqaron se...