Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Del fotoja kur qëllohet për vdekje biznesmeni në Elbasan, Edmond Mëhalla
Është publikuar fotoja e vrasjes së biznesmenit 43-vjeçar Edmond Mëhalla, i cili ishte shënjestër e një atentati mbrëmjen e së dielës. Nga pamjet duket se autori është i veshur me kapuç për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë. Mësohet se policia e Elbasanit ka zbardhur vrasjen e biznesmenit 43-vjeçar Edmond Mëhalla, ndërsa ka shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes, Marselo Aranin nga Elbasani dhe Armando Kolën nga Laçi. Kjo foto ekskluzive, e siguruar, është bërë pikërisht në momentin kur i dyshuari për krimin e qëllon 43-vjeçarin.