Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Si nuk ju vjen turp”/ Seanca plenare, Blushi: T‘i themi pensionistëve që këtë vit iu ka akorduar aq sa vjedh Balluku
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi foli për ngritjen e pensioneve duke i konsideruar tallëse për të moshuarit. Blushi tha se qeveria i ka të gjitha mundësitë për t’i 2fishuar pensionet ndërsa përmendi rrugët, të cilët u bllokuan pas reshjeve intensive të disa ditëve më parë duke akuzuar qeverinë për vjedhje të fondeve publike. “Rilindja e vrimave, një vrimë në ujë ka bërë gjithë këto vite dhe gropa të mëdha i ka shkaktuar jo vetëm financave publike por dhe në infrastrukturë. Dëshmoj dramën e madh të pensionistëve sidomos të atyre që 6 vite pas tërmetit, ende nuk kanë një shtëpi. 91-vjeçari Ali Myrtolli i verbër, jeton në Kombinat, ligji i ka kthyer shtëpinë që ia shembi tërmeti ndërsa shteti nuk ia jep. ‘Je kandidat...