Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin
Ish-komandanti i forcave shumëkombëshe në Irak dhe Afganistan, si dhe ish-drejtori i CIA-s, gjenerali David Petraeus, ka shpjeguar se si sipas tij Perëndimi mund ta detyrojë Rusinë të ndalojë agresionin në Ukrainë. Në një intervistë për median amerikane, Petraeus thekson se zgjidhja e qëndrueshme vjen vetëm përmes presionit maksimal politik, financiar dhe ushtarak ndaj Moskës. A po afrojnë negociatat paqen? Sipas Petraeus, situata mbetet e paqartë sepse nuk dihen ende lëshimet që Rusia mund të bëjë. Ai kujton se kërkesat e Moskës kanë qenë “maksimaliste”, përfshirë zëvendësimin e presidentit Zelensky dhe dorëzimin e territoreve që Rusia as nuk i kontrollon. Përdorimi i fondeve të ngrira ruse Petraeus kërkon që Evropa të vërë në dispozicion 200–250 miliardë dollarët e fondeve ruse të ngrira në bankat evropiane. Këto para,...