Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Bonusi i fundvitit, pensionistët: I pamjaftueshëm
Loreta Koleci TIRANË-Me nisjen e muajit të fundit të këtij viti ka nisur dhe shpërndarja e bonusit për pensionistët sipas vendimit të fundit të miratuar nga qeveria. Pensionistët të cilët marrin pension nën 20,000 lekë të reja do të përfitojnë një bonus prej 15,000 lekësh të reja, ndërsa ata pensionistë që marrin pesion mbi 20,000 lekë të reja do të përfitojnë një bonus prej 10,000 lekësh të reja. ZËRI do të pyesë sot nëse ky bonus është i mjaftueshëm për të kaluar festat e fundvitit. Le ta ndjekim! /ZËRI