Qendrat e migrantëve në Shqipëri paditen në Gjykatë: Shpenzimet për Gjadrin u dyfishuan brenda 3 muajve

Qendrat e migrantëve në Shqipëri paditen në Gjykatë: Shpenzimet për Gjadrin u dyfishuan brenda 3 muajve

PAMJE NGA GJADRI ITALI-Organizata ndërkombëtare ‘ActionAid’ ka depozituar një kallëzim pranë Gjykatës së Auditit, duke denoncuar qeverinë italiane dhe kryeministren Giorgia Meloni, për shpërdorimin e e parave në kuadër të të ashtuquajturit ‘Operacioni Shqipëria’, për ndërtimin e kampeve në Shëngjin. Mediat fqinje raportojnë se ndërtimi i qendrave në Shqipëri filloi me 39.2 milionë euro dhe vetëm dhjetë ditë më vonë, me "Dekretin PNRR 2", përgjegjësia për projektin u transferua nga Ministria e Brendshme dhe e Drejtësisë tek Ministria e Mbrojtjes, dhe kosto u rrit në 65 milionë euro.