Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Premtime boshe”/ Përmbytjet në vend, Baçi: Çfarë është bërë deri tani? Asnjë masë nuk është marrë
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Luan Baçi kritikoi ashpër qeverinë për mënyrën se si po menaxhon pasojat e reshjeve të fundit, duke theksuar se përmbytjet e përsëritura nuk janë thjesht fatkeqësi natyrore, por rezultat i mungesës së masave parandaluese dhe neglizhencës së institucioneve. Ai solli një sërë shembujsh të zonave të prekura, ku hektarë të tërë tokash dhe sera janë përmbytur, ndërsa evidentimet dhe dëmshpërblimet mungojnë plotësisht. Sipas tij, fermerët përballen çdo vit me të njëjtën situatë, ndërsa qeveria mjaftohet me deklarata propagandistike dhe jo me zgjidhje reale. Luan Baçi: Çështjet e evidentuara nga zgjedhësit, ose e thënë më shqip, shqetësimet e tyre, hallet e tyre, që më shumë janë të krijuara nga qeverisja juaj, janë të shumta dhe të pambarim. Nisur nga koha e...