Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Mogherini, historia e një eurokrateje të korruptuar: pazare me vende autokratike, vila, verëra të shtrenjta
Federica Mogherini, ish-shefja e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, ka qenë e dyshuar për korrupsion që në fillimet e punës. Vetëm një vit pasi kishte marrë detyrën, ajo shpalli një tender, në vitin 2015, për blerjen e seteve të gotave për pritjet që do të organizonte në selinë e Bashkimit Evropian. Për këto sete, në një total prej 3,600 gotash të vizatuara me flamurin e BE-së dhe të zbukuruara me ar, taksapaguesi evropian duhej të paguante një shumë prej 3 milionë dollarësh, shkruante gazeta angleze Daily Telegraph asokohe: ‘Diplomatët e Bashkimit Evropian planifikojnë të darkojnë në stil perandorak, duke porositur një shërbim banketi që mund të kushtojë deri në 2 milionë paund. Shërbimi Europian për Veprim të Jashtëm (EEAS), që vepron si ministria e...