Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Lista e politikanëve është e gjatë”/ Goditja e korrupsionit, Ngjela: SPAK e merr edhe kryeministrin si të pandehur
Avokati Spartak Ngjela, ka deklaruar se puna e bërë nga SPAK për të goditur të korruptuarit në Shqipëri deri tani ka qenë një punë e mirë. I ftuar në një emision televiziv, ai tha se SPAK drejtohet nga SHBA dhe politika s’ka fuqinë që ta shkrijë këtë institucion të drejtësisë. ‘Për SPAK s’kam asnjë rezervë deri tani në lidhje me drejtësinë që jep SPAK, të shohim se si do të ecë më në vazhdim. Po SPAK nuk drejtohet nga ne, atje i keni ekspertët amerikan. SPAKU-n e drejtojnë ata në luftën kundër korrupsionit, ata i kanë çuar edhe në kurse për të krijuar një institucion drejtësie që të na shpëtojë nga korrupsioni. Këta që janë të irrituar kanë frikë dhe kur kanë frikë kanë shumicën...