Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shtyhet seanca/ Veliaj debaton me prokurorin Dado në GJKKO: Prej nëntë muajsh në këtë kafaz metalik, nuk kam parë…
Pas avokatëve të tij të cilët vazhdimisht kanë kërkuar që aktet hetimore t’i vihen në dispozicion klientit, edhe Erjon Veliaj përsëriti të njëjtën kërkesë. Pas disa mungesave në seancën paraprake, kryebashkiaku Veliaj u paraqit para gjykatës antikorrupsion dhe kërkoi standarde dhe paanshmëri, dhe si gjë të parë kërkoi mundësinë për të lexuar fashikujt. “Kam kërkuar dinjitet dhe akses të plotë për të lexuar provat dhe çdo deklarim mbi të cilat është ndërtuar akuza që më ka sjellë para jush dhe më ka vendosur në izolim.” Mosdhënien e dosjes Veliaj e cilësoi si absurd tragjikomik. Gjykata pranoi që i pandehuri të studiojë fotokopje të fashikujve, por jo përmes një kompjuteri. Ndërkohë, Veliaj renditi kërkesa të tjera si ato për respektim të dinjitetit, prezumimit të pafajësisë dhe...