Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Nga një “sport i ndaluar” për shqiptarët te fitorja 57-0 kundër Greqisë, vizioni i Drangut i sjell Shqipërisë nderin atje ku nuk pritej
Disa djemë nga gjimnazi “Petro Nini” do të krijonin përpara disa vitesh, më saktësisht në vitin 2011, atë që quhej si “sporti i ndaluar” për shqiptarët, Regbinë. Sigurisht, edhe tani shumëkujt mund t’i duket utopike dhe larg fantazisë se Shqipëria po përgatit një brez të mirë dhe po shtron rrugën e suksesit në këtë sport, që në të ardhmen të kemi fjalën tonë në arenat ndërkombëtare. Imagjinoni në vitin 2011, kur disa djemë vizionar, Ditmar Halla, Mariglen Nezaj, Stiljan Sala, Erland Abazi dhe Olban Llapaj krijuan një frymë të re për sportin shqiptar. Deri atëherë, njerëzit ngriheshin ende në këmbë kur Kombëtarja kalonte mesfushën në futboll, ishte emocioni më i madh i përjetuar dhe njëkohësisht mbusheshin pak me shpresë në shtangat e ngritura në limite....