Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
”Përmbytja në Lezhë ishte fatkeqësi natyrore e stimuluar”, Gjekmarkaj: Histori e përsëritur nga qeveria
Nënkryetari i Kuvendit, deputeti i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj në seancën e sotme plenare në Kuvend u ndal në përmbytjet e ndodhura në këtë zonë. Sipas tij përmbytjet ndodhën për shkak të lënies pas dore të investimeve nga pushteti lokal dhe qendror. ”Ajo që ndodhi me përmbytjet nuk është surprizë dhe as fatkeqësi e pashmangshme, ishte fatkeqësi natyrore e stimuluar, është pasqyrë e korrupsionit dhe dështimit të pushtit lokal dhe qendror. Histori e përsëritur që qytetarët vuajnë dhe qeveria fshihet. Përmbytjet në zonën e Lezhës, nuk erdhën papritur, as mungesa e dritave, ndodh ajo që gjithmonë ndodh kur pushteti nuk investon, por merr. Nuk ka vlerësim dëmesh, nuk ka plan menaxhimi, madje dhe zjarri i Shëngjinit që mbeti pa përgjigje. Kjo tregon...