Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Parqet fotovoltaike po rriten me shpejtësi, por sa “të gjelbra” janë vërtet për mjedisin?
Shqipëria po përjeton një bum investimesh në energjinë e rinovueshme, me energjinë diellore në qendër të këtij transformimi. Angazhimet ndërkombëtare për dekarbonizim, rritja e kërkesës për energji të pastër dhe sfidat e ndryshimeve klimatike po e nxisin vendin të diversifikojë burimet e tij energjetike, duke u larguar gradualisht nga varësia historike prej hidrocentraleve. Strategjia Kombëtare për Energjinë 2018–2030 dhe Draft – Plani Kombëtar për Energjinë dhe Klimën parashikojnë që deri në vitin 2030 energjia e rinovueshme të arrijë mbi 54% të konsumit final, ndërsa objektivat për energjinë elektrike shkojnë deri në 178%. Potenciali diellor i Shqipërisë e ka bërë vendin një magnet për investitorët. Me rrezatim që luhatet nga 1185 deri në 1700 kWh për metër katror në vit dhe deri në 2200 në jug,...