Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Zyrtare! Donald Trump do të marrë pjesë në shortin e Kupës së Botës 2026
Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se Presidenti amerikan, Donald Trump, do të marrë pjesë në ceremoninë e shortit për Botërorin 2026.Shorti final do të zhvillohet më 5 dhjetor 2025 në Kennedy Center në Washington, vend i zgjedhur zyrtarisht nga FIFA. Njoftimi u bë në një ceremoni të përbashkët nga Trump dhe kryetari i FIFA-s, Gianni Infantino. Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika do të bashkë-organizojnë turneun, që për herë të parë do të ketë 48 kombëtare të përfshira. Shorti i 5 dhjetorit do të përcaktojë grupet e fazës së grupeve, me të gjitha kombëtaret që do të ndahen në 12 grupe nga 4 skuadra secila.