Tritan Shehu kërkon bllokimin e shitjes së fostoksinës në farmacitë bujqësore

Tritan Shehu kërkon bllokimin e shitjes së fostoksinës në farmacitë bujqësore

Deputeti i PD Tritan Shehu ka kërkuar sot një vendim nga Kuvendi për bllokimin e shitjes së fostoksinës në farmacitë bujqësore. Në fjalën tij në Kuvend, ai u shpreh se është një substancë që lidhet shpesh me vetëvrasjen dhe u merr jetën dhjetëra të rinjve çdo vit. “Sot një adoleshent ka ndërruar jetë në Elbasan sepse ka konsumuar fotoksinë. E kam diskutuar disa herë që të hiqet nga farmacitë bujqësore, edhe atje ku përdoret përdoret në masa të rrepte sigurie, e jo pa asnjë masë duke shtuar dëshirën për akte të tilla të rënda të rinjve. Çdo vit me dhjetëra njerëz largohen nga kjo jetë prej saj. E kam kërkuar disa herë të hiqet, por jam hasur me një heshtje të plotë.Ta zëvendësojmë me të...