Agron Shehaj nga Kuvendi: SPAK duhet të marrë të pandehur PS-në

Agron Shehaj nga Kuvendi: SPAK duhet të marrë të pandehur PS-në

Agron Shehaj TIRANË-Në nisje të seancës plenare, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën se po ushtrojnë presion ndaj drejtësisë. Sipas Shehajt, edhe deklaratat publike të prokurorëve, të cilët kanë thënë se janë ndier të kërcënuar, tregojnë se ekzekutivi po përpiqet të frenojë hetimet.  Agron Shehaj: Kryeministri, i cili ka vartësen të pandehur nga SPAK po sulmon përditë drejtësinë, SPAK, prokurorët. Prokurorët vetë kanë thënë që janë ndjerë të kërcënuar. Kanë zbuluar edhe atentate. Kjo mazhorancë po ushtron presion ndaj drejtësisë duke përdorur edhe Gjykatën Kushtetuese. Mesa duket SPAK duhet të marrë të pandehur PS-në zoti kryetar sepse PS i ka bërë një dëm prej miliarda euro këtij vendi. PS i dha këtij vendi disa qeveri të korruptuara.