“Shkoi nga Shqipëria në Belgjikë si piktor”- Vodhi shtëpinë e ministres belge në vitin 2023, shqiptari dënohet me burg për …

“Shkoi nga Shqipëria në Belgjikë si piktor”- Vodhi shtëpinë e ministres belge në vitin 2023, shqiptari dënohet me burg për …

Një shqiptar është dënuar me 1 vit burg dhe një gjobë prej 1600 eurosh për hyrjen me forcë në shtëpinë e ministres Zuhal Demir në qytetin e Genk në 7 janar 2023.  Ai u zbulua falë gjurmëve të ADN-së të gjetura në një kuti kursimi parash. Ngjarja ka ndodhur më 7 janar 2023, ku shqiptari hyri me forcë në shtëpinë e rrethuar me gardh të Ministres së Arsimit, Drejtësisë dhe Punësimit Zuhal Demir në Genk përmes një dritareje.  Sipas mediave të huaja, shtëpia u kontrollua nga ai, por në fund iku duke marrë vetëm 50 euro nga një kuti parash.  Burri, një piktor nga Shqipëria, duhet që të ishte paraqitur sot para gjykatës penale në Tongeren, po nuk ishte i pranishëm në gjykatë. Avokatja e tij kundërshtoi tejkalimin e afatit kohor.