Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Ndihet i tradhtuar nga Guardiola, blerja e verës dëshiron të largohet që në janar nga Man. City
2 Dhjetor 2025 17:24 Telesport Manchester City vendosi të rikthejë për herë të dytë në ekip portierin e ri, James Trafford, dhe pagoi klauzolën e tij rreth 32 milionë euro te Burnley, gjatë merkatos së fundit. 23-vjeçari ishte entuziast për këtë transferim, i joshur nga ideja e një vendi titullar, pothuajse të garantuar pas largimit të mundshëm të Ederson. Pasi dihej nga të gjithë që Ederson e kishte mbyllur me “Qytetarët” në fund të sezonit të kaluar, edhe pse zyrtarizimi i tij te Galatasaray erdhi ditën dhe orët e fundit të afatit të merkatos. Po ditën e fundit të merkatos, Manchester City afroi edhe Gigio Donnarumma-n, duke bërë që Trafford të kthehet një rezervist të mirëfilltë. “Daily Mail” zbulon se Trafford ndihet i “tradhtuar” nga...