Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Dëshira e madhe e Flick që kushton 100 mln euro, sugjerimi i gjermanit për drejtuesit e Barcelonës
2 Dhjetor 2025 17:57 Telesport Yan Diomande është një nga emrat e rinj më të përfolur të momentit, sulmuesi anësor po shkëlqen te Leipzig dhe ka përfunduar në radarin e shumë klubeve të mëdha. Së fundmi, mediet spanjolle zbulojnë se 19-vjeçari nga Bregu i Fildishtë pëlqehet shumë nga Hansi Flick. Sipas këtyre raportimeve, trajneri gjerman i ka sugjeruar drejtuesve të Barcelonës pikërisht emrin e Yan Diomande për të forcuar sulmin gjatë verës së ardhshme. Megjithatë, transferimi i tij te Barcelona duket i vështirë për shkak të situatës jo të mirë financiare, duke ditur që Leipzig kërkon 100 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin. Nëse për katalanasit kjo është një shifër e vështirë për t’u përballuar, për ekipet angleze apo klubet e tjera si...