Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri pas mbarimit të mandatit të Holta Zaçajt
Pas përfundimit të mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, trupa gjyqësore u mblodh me thirrjen e kryetares në detyrë, Marsida Xhaferllari, për të përcaktuar procedurat për zgjedhjen e drejtuesit të ri të institucionit. Në mbledhje u vendos hapja e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas njoftimit, gjyqtarët që synojnë të kandidojnë duhet të paraqesin kërkesën me shkrim brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit. Afatet e përcaktuara kërkojnë që zgjedhja e kryetarit të përmbyllet brenda muajit dhjetor. Gjykata bën të ditur se pas mbylljes së afatit të aplikimeve, procedurat do të vijojnë me shqyrtimin e kandidaturave dhe me votimin për emërimin e kryetarit të ri.