Braçe i shqetësuar: Banorët e njësisë 5 marrin shërbim shëndetësor në katin e parë të një pallati! 850 shtëpi në Selitë ende të palegalizuara

Braçe i shqetësuar: Banorët e njësisë 5 marrin shërbim shëndetësor në katin e parë të një pallati! 850 shtëpi në Selitë ende të palegalizuara

Në seancën dedikuar problemeve të qytetarëve, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka ngritur si shqetësim rritjen e pensioneve dhe bonuset e shpërndara për të moshuarit si dhe personat me aftësi të kufizuara.  Tjetër shqetësim që Braçe ngriti kishte të bënte me shërbimin shëndetësor për banorët e njësisë nr.5 në Tiranë të cilët marrin shërbim nga një qendër e ndodhur në katin e parë të një pallati. Një tjetër problematikë që theksoi deputeti i PS, ishte moslegalizimi i disa banesave në Selitë, për të cilën qeveria ka premtuar mbyllje të kësaj problematike brenda vitit 2028.  “Jemi në muajin dhjetor kur bëhet efektiv një akt i qartë, i shpërblimit të të gjithë moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar. Ka filluar që të ndahen 10 mijë deri në 15 mijë lekë për të moshuarit. Për një çift...