Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
EMRAT-Avokati i Popullit, zbardhet lista e 6 kandidatëve që dorëzuan firmat në Kuvend për të kaluar në seancë për votim..
Është zbardhur lista e plotë e kandidatëve për Avokatin e Popullit. Klan News raporton se ata kanë dorëzuar firmat në Kuvend për të kaluar më pas në seancë plenare për votim. Lista është: Aranita Brahaj, Besim Ndregjonaj, Jola Hysaj, Tartar Bazaj, Adriana Kalaja, Endri Shabani. Kujtojmë se sot ishte afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave. Socialistët kanë vendosur të respektojnë traditën parlamentare dhe të mbështesin kandidaturat e propozuara nga opozita, pa vendosur asnjë kusht për t’u dhënë votat në këmbim. “Ne nuk do mbështesim një kandidat, por do të vlerësojmë kandidaturat, që janë mbështetur me firma nga ana e opozitës”, tha sot kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Konkretisht, për zgjedhjen e Avokatit të Popullit paraqitet një formulë konkrete, sipas të cilës...