GJK, shtyn seancën ndaj Ballukut/ Avokati Gjokutaj: Kjo kërkesë do t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve e cila…

GJK, shtyn seancën ndaj Ballukut/ Avokati Gjokutaj: Kjo kërkesë do t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve e cila…

Avokati Genc Gjokutaj reagoi sot pas njoftimit se Kolegji prej tre gjyqtarësh të Gjykatës Kushtetuese nuk arriti dot të marrë një vendim për kalimin ose jo në seancë plenare të kërkesës së Kryeministrit për heqjen e pezullimit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Sipas Gjokutajt, mungesa e konsensusit brenda Kolegjit ka bërë që çështja t’i kalojë automatikisht Mbledhjes së Gjyqtarëve, organi që tashmë do të vendosë nëse kërkesa e kryeministrit plotëson apo jo kriteret e pranueshmërisë për t’u shqyrtuar në një seancë plenare të Gjykatës Kushtetuese. Reagimi i avokatit Genc Gjokutaj: Të nderuar Miq! Sot Kolegji prej 3 gjyqtarësh të Gjykatës Kushtetuese nuk ka arritur dot në konsensus për vendimmarrjen e kalimit ose jo në seancë plenare të kërkesës se Kryeministrit në lidhje me pezullimin e Zv/Kryeministres...