Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Shkrepëse demokratike bullgare
Shkrepëse demokratike bullgare Nga Basir Çollaku Mijëra qytetarë bullgarë në një protestë të madhe në mbarë vendin, për një Bullgari pa Mafia, nuk kursyen as shishe flakëhedhëse, as përballje fizike me policinë, në Sofie e disa qytete. Reagimi ka detyruar qeverinë të tërhiqet nga projketbuxheti, si dhe presidentin të kërkojë dorëheqje të qeverisë. Ulje taksash dhe luftë kundër korrupsionit, një vend pa mafia, ishin mjaftueshëm bindje për qytetarët, të turreshin e mbushnin sheshet. Protesta dhe përleshjet me trupat e rendit, djegie, zjarrvënie, bllokime portesh, rrugësh, për kohë të gjatë, kemi parë në të gjithë Evropën. Në Greqi fermerët kanë bllokuar autostradat duke lajmëruar bllokimin e të gjithë porteve. Zjarret në Paris për disa javë, kujtojmë jelekverdhët, apo në Berlin, Athinë, SHBA, janë modele fort demokratike,...