Opozita kërkon zgjatjen e seancës, Peleshi: Do të diskutojmë 5 orë!

Opozita kërkon zgjatjen e seancës, Peleshi: Do të diskutojmë 5 orë!

Këtë të martë po mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca u parashikua të zgjasë katër orë, në të cilën do të evidentohen problemet e gjetura në zonat përkatëse të deputetëve. Por, deputetët e opozitës janë shprehur që seanca të zgjasë më shumë, në mënyrë që të kenë më shumë minuta në dispozicion. “Ato minutat a mund të na i shtoni, dhe bie në dakordësi nuk ka nevojë që të mblidhet Komisioni. Ne takojmë  ca qytetarë që kanë halle, këta tonët kanë shumë probleme, katër orë t’i ndajmë në 140 deputetë nuk më duket serioze. Se për të dëgjuar njëri tjetrin kot”, tha deputeti i PD Klevis Balliu. “Nga katër orë do të jetë pesë orë diskutimi sot”, tha Niko Peleshi. /vizionplus.tv