Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Administrata Trump shkarkon 8 gjyqtarë të imigracionit në Nju Jork
Administrata e Presidentit Donald Trump shkarkoi të hënën tetë gjyqtarë të imigracionit në New York City, sipas New York Times. Shkarkimet vijnë pas një vale reduktimesh të mëparshme të stafit në gjykatat e imigracionit në qytet dhe konsiderohen pjesë e një ristrukturimi më të gjerë në nivel kombëtar, teksa Shtëpia e Bardhë synon të përshpejtojë procedurat e deportimit. Të gjithë gjyqtarët e shkarkuar punonin në 26 Federal Plaza, ndërtesa që strehon zyrën qendrore të agjencisë amerikane të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në New York. Ndër ta ishte edhe Amiena A. Khan, ndihmëse kryesore e gjykatës së imigracionit, e cila mbikëqyrte një ekip gjyqtarësh brenda institucionit. Sipas të dhënave federale, rreth 90 gjyqtarë të imigracionit janë shkarkuar në mbarë vendin që nga fillimi i vitit, përfshirë...