Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Na e keni tundur për vite me radhë, si shembull suksesi”/ Arrestimi i Mogherinit, Boçi:E ka nxjerrë nga sqetulla e vet
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Parlamentit, u ndal te korrupsioni, të cilin e cilësoi si një nga problemet më të mëdha që prekin drejtpërdrejt qytetarët shqiptarë. Ai mbështeti shqetësimin e ngritur më herët nga deputetja Ina Zhupa, duke theksuar se çështja e arrestimit të një zyrtare të njohur në institucionet europiane si Federica Mogherini përbën një problem për qytetarët. “Nuk është arrestuar thjesht një zyrtare evropiane, por drejtoresha e Kolegjit Europian, që na e keni tundur për vite me radhë si shembull suksesi, edhe pse ka rrëmbyer tokën e universitetit publik të Tiranës,” deklaroi Boçi. Deputeti demokrat kërkoi sqarime edhe për ndërprerjen e fjalës së kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga drejtuesit e seancës parlamentare....