“Pushteti ndërton propagandë”/ Përmbytjet e fundit, Gjekmarkaj: Është pasqyrë e qartë e korrupsionit dhe dështimit

“Pushteti ndërton propagandë”/ Përmbytjet e fundit, Gjekmarkaj: Është pasqyrë e qartë e korrupsionit dhe dështimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në fjalën e mbajtur në Kuvend, e vendosi theksin tek përmbytjet e fundit të regjistruara në Shqipëri nga veriu në jug si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që prekën vendin përgjatë javëve të fundit. Gjekmarkaj tha se të gjitha dëmet dhe fatkeqësitë e qytetarëve janë dhe vazhdojnë të mbulohen me premtime boshe “Jeni përballur jo vetëm më fuqinë e natyrës, por dhe me dobësinë e një shteti në gjunjë dhe një pushteti pas shqisa. Ajo që ndodhi ditët e fundit është fatkeqësi e stimuluar. Është pasqyrë e qartë e korrupsionit dhe e dështimit të pushtetit lokal dhe qendror. Një histori e përsëritur, ku qytetarët vuajnë ndërsa përgjegjësit fshihen pas premtimeve boshe, lekëve të zhvatura. Përmbytjet nuk erdhën...