Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Abissnet Superiore/ Java e 14-të e kampionatit luhet të mërkurën & të enjten
ava e 14-të e Abissnet Superiore do të luhet të mërkurën dhe të enjten, më 3 dhe 4 dhjetor. Dy ndeshjet e para të së mërkurës janë Teuta – AF Elbasani dhe Partizani – Bylis, në orën 16:30. Në “Niko Dovana” do të zhvillohet një duel i fortë mes Teutës dhe AF Elbasanit, ku durrsakët synojnë një tjetër fitore në shtëpi për të ngushtuar diferencën me kreun e renditjes. Ndërsa ndeshja Partizani – Bylis do të luhet në “Arenën e Demave”. Në mbrëmje, në orën 19:30, në “Air Albania” do të përballen Dinamo City – Tirana. Të enjten, në orën 16:30, do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të, Vora – Vllaznia në “Loro Boriçi” dhe Egnatia – Flamurtari në “Arena Egnatia”....