Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Balluku” në Kushtetuese/ Ja kur do të mblidhen gjyqtarët për kërkesën e Qeverisë
Mbledhja e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së qeverisë për çështjen e Belinda Ballukut pritet të mbahet ditën e enjte (4 dhjetor 2025). Në këtë mbledhje do të vendoset nëse do të kalohet apo jo për shqyrtim kërkesa e qeverisë e cila kërkon shuarje të masës së sigurisë të vendosur ndaj Ballukut nga ana e GJKKO, e cila e ka pezulluar atë nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre. Ishte Kolegji ai i cili vendosi paraditen e sotme që çështja t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do të vlerësojë nëse plotësohen të gjitha kriteret e pranueshmërisë për ta dërguar atë në seancë plenare apo jo. Ndërkohë ditën e sotme edhe vetë Balluku ankimoi në Apel vendimin e GJKKO për masat e sigurisë...