Procesi “Buka” në GJKKO, mungon avokati – shtyhet gjyqi i Ahmetajt

Procesi “Buka” në GJKKO, mungon avokati – shtyhet gjyqi i Ahmetajt

GJKKO ka shtyrë për në 16 dhjetor, ora 13:30, seancën gjyqësore ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, në procesin ndaj tij për dosjen “Buka sha”. Shtyrja erdhi për shkak të mungesës së avokatit Gokaj, i cili ndodhej i angazhuar në një proces tjetër gjyqësor dhe nuk mund të ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Arben Ahmetaj është një nga gjashtë të pandehurit në dosjen e njohur si “Buka”. Ai akuzohet për “shpërdorim te detyrës” gjatë procedurës së privatizimit të ndërmarrjes “Buka sha”, duke sjellë një dëm prej miliona euro në buxhetin e shtetit. Arben Ahmetaj fillimisht në cilësinë e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e më pas të ministrit të Ekonomisë dhe Financave, akuzohet se shkeli legjislacionin në fuqi. Kujtojmë se ish-kryeministri Arben...