Nëna ngre alarmin: Nuk kam kontakt me djalin 24-vjeçar në Gjermani

Nëna ngre alarmin: Nuk kam kontakt me djalin 24-vjeçar në Gjermani

Një grua në Vlorë ka denoncuar të zhdukur djalin e saj, i cili prej disa kohësh jetonte në Gjermani. Sipas denoncimit, i riu nuk ka komunikuar me familjen në asnjë formë gjatë kësaj periudhe, çka ka shtyrë nënën të kërkojë ndihmën e autoriteteve. Policia ka bërë shpalljen në kërkim të 24-vjeçarit dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për lokalizimin e tij në bashkëpunim me autoritetet gjermane. “Më datë 01.12.2025, në Policinë e Vlorës është paraqitur shtetasja E. Sh., 55 vjeçe, e cila ka kallëzuar se prej rreth një muaji ka humbur çdo kontakt me djalin e saj, shtetasin I. Sh., 24 vjeç, i cili prej dy vitesh jeton në Gjermani”, njofton policia e qytetit bregdetar.