Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Aksident/ Makina përplas fugonin e parkuar, një i plagosur
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në unazën jugore të qytetit të Fierit, ku një automjet pasi ka humbur kontrollin ka goditur një mjet të parkuar. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit në ecje i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të qytetit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje.