VIDEO/ Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së biznesmenit Mëhalla! Njëri prej të dyshuarve merr makinën e krimit

VIDEO/ Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së biznesmenit Mëhalla! Njëri prej të dyshuarve merr makinën e krimit

Ky është momenti i ekzekutimit të biznesmenit Edmond Mëhalla mbrëmjen e së dielës, përpara karburantit të tij, në lagjen Emin Matraxhiu, të qytetit të Elbasanit. Kjo foto ekskluzive e siguruar nga TV Klan është bërë pikërisht në momentin kur autori i krimit e qëllon 43-vjeçarin. Ai është me kapuç në kokë, me armën drejtuar nga makina tip Range Rover e biznesmenit, ndaj të cilit qëllon 6 herë. 2 plumba e kapin në kokë, ndërsa të tjerët përfundojnë në trupin e 43-vjeçarit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pak metra më tutje gjendet makina tip Audi me portobagazh, me të cilën ai kishte mbërritur në vendin e ngjarjes dhe u largua pas krimit, fare i vetëm. Deri tani, policia nuk ka mundur ta identifikojë. Makina që...