Seanca/ Tritan Shehu kërkon që të bllokohet shitja e fotoksinës në farmacitë bujqësore: Çdo vit humbasim dhjetëra të rinj prej saj

Seanca/ Tritan Shehu kërkon që të bllokohet shitja e fotoksinës në farmacitë bujqësore: Çdo vit humbasim dhjetëra të rinj prej saj

Deputeti i PD Tritan Shehu ka kërkuar sot një vendim nga Kuvendi për bllokimin e shitjes së fotoksinës në farmacitë bujqësore.  Në fjalën tij në Kuvend, ai u shpreh se është një substancë që lidhet shpesh me vetëvrasjen dhe u merr jetën dhjetëra të rinjve çdo vit.  “Sot një adoleshent ka ndërruar jetë në Elbasan sepse ka konsumuar fotoksinë. E kam diskutuar disa herë që të hiqet nga farmacitë bujqësore, edhe atje ku përdoret përdoret në masa të rrepte sigurie, e jo pa asnjë masë duke shtuar dëshirën për akte të tilla të rënda të rinjve. Çdo vit me dhjetëra njerëz largohen nga kjo jetë prej saj. E kam kërkuar disa herë të hiqet, por jam hasur me një heshtje të plotë.Ta zëvendësojmë me të tjera substanca jo të dëmshme,...