Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Ylli prej “qelqi” i Real Madridit dëmtohet sërish, do të mungojë të paktën 3 javë
2 Dhjetor 2025 17:00 Telesport Nuk ka fund kalvari i gjatë i dëmtimeve të Ferland Mendy. Klubi madrilen ka bërë me dije se mbrojtësi francez ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë, duke mos qenë dot i gatshëm për Xabi Alonso-n. Zakonisht të tilla dëmtime duan 3-4 javë kohë rikuperimi. Që nga momenti kur është transferuar te Real Madrid e deri më sot, Ferland Mendy ka qenë i dëmtuar për 631 ditë, duke munguar në 113 ndeshje. Mendy është përfolur shpesh për një largim nga Real Madrid, por për shkak interesi të ulët ndaj tij, por edhe nga vetë refuzimet e francezit, në fund ka qëndruar sërish te “Los Blancos”. Kontrata e francezit me klubin madrilen skadon në vitin 2028, por në Madrid...