Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Tensione të larta SHBA-Kinë për kontrollin e porteve greke
Portet greke janë një nga zonat më pak të njohura, por më të nxehta të përplasjes strategjike të vazhdueshme, midis SHBA-së dhe Kinës. Më 27 nëntor, Parlamenti i Athinës autorizoi zgjerimin e porteve dhe kantiereve detare në Eleusis, një qytet industrial 20 kilometra në lindje të Athinës, të cilat u blenë nga kompania amerikane Onex në vitin 2023. Grupi amerikan ka marrë në përdorim edhe 40 hektarë shtesë, gjë që do t’i lejojë të zgjerojë aktivitetet, përtej ndërtimit të anijeve, për të përfshirë sektorët tregtarë, logjistikë, energjitikë, portualë dhe ushtarakë. Vendndodhja e Eleusis, afër një aeroporti ushtarak dhe një qendre kryesore hekurudhore, e bën atë një vendndodhje ideale në shumë aspekte. Por rëndësia e vërtetë e qytetit qëndron diku tjetër: afërsia e tij me portin e...