Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Pse u arrestua Mogherini, mbështetësja e zjarrtë e Reformës në Drejtësi
Arrestohet Federica Mogherini, ish-përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe nënkryetare e Komisionit Europian. Arrestimi i Mogherinit ka efektin e një tërmeti politik në mbarë Europën, por sidomos në Shqipëri, ku për vite me radhë ajo u shfaq si garantja e madhe e Reformës në Drejtësi, njeriu që qeveria Rama e përdorte si vulë besueshmërie për çdo ndërhyrje institucionale. Sot, zonja që predikonte standarde, pavarësi dhe antikorrupsion është vetë nën hetim për mashtrim, korrupsion dhe manipulim tenderësh në zemër të BE-së. Aktualisht rektorja e Kolegjit të Europës në Bryzh, Mogherini është arrestuar sot së bashku me dy zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së. Bastisjet u kryen nga Prokuroria Europiane (EPPO), e cila dyshon për manipulim të një tenderi milionash...