Rutte: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të trajtohet veçmas

Rutte: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të trajtohet veçmas

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur gjerësisht rreth përpjekjes së fundit të Amerikës për t’i dhënë fund luftës dhe se si kjo mund të ndikojë në të ardhmen e Ukrainës në NATO. Deklaratat e tij vijnë ndërsa negociatorët kryesorë të Donald Trump janë sot në Moskë për të diskutuar planin e tyre të paqes. Në një konferencë për shtyp, Rutte riafirmoi se pret që çdo gjë që lidhet me anëtarësimin e Ukrainës të “trajtohet veçmas” në negociatat e paqes dhe që NATO t’i bashkohet bisedimeve të tilla, shkruajnë mediat e huaja. Rutte mirëpriti planin origjinal të paqes të SHBA-së, edhe pse përjashtoi anëtarësimin e Ukrainës në NATO, duke thënë: “Duhet të fillosh diku”. Por për perspektivat për paqe, ai shtoi: “Është e...