Aksident në Fier/ Shoferi humb kontrollin mbi mjetin dhe përplaset me një makinë të parkuar, një i lënduar

Aksident në Fier/ Shoferi humb kontrollin mbi mjetin dhe përplaset me një makinë të parkuar, një i lënduar

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në Unazën Jugore të qytetit të Fierit. Shoferi i një automjeti, pasi ka humbur kontrollin ka goditur një mjet të parkuar. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit në ecje, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të qytetit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit. /vizionplus.tv