Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Po na zaptojnë tokën”/ Banorët në Fier: ‘Brevi Construction’ e Salillarit po ndërton panele diellore
“Po na zaptojnë tokat që na i ka dhënë shteti”. Kjo ka qenë kryefjala e shqetësimit të dhjetëra në Fier që kanë përfituar tokat në fshatin Boçovë, një sipërfaqe prej 100 dynymësh me ligjin 7501. Prej një viti e gjysme prona e tyre figuron me certifikatë pronësie në emër të kompanisë Bervi Construksion, ndërsa vetë banorët akuzojnë edhe kompaninë Salillari si të përfshirë në ndërtimin e paneleve diellore në këto toka. Është e padrejtë thonë ata që ne endemi institucioneve prej tre dekadash për tu pajisur me certifikatë pronësie, dhe papritur tokat tona dalin me mbivendosje. Përballë kësaj situate, ata apelojnë njëzëri, tu jepet e drejta e përfitimit të tokës, pasi është e vetmja mundësi të ardhurash ekonomike për familjet e kësaj zone. Ndërkohë sipas...