Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Çështja “Balluku”, ja kur mblidhen gjyqtarët për kërkesën e Qeverisë në Kushtetuese
Më datë 4 dhjetor pritet të mbahet mbledhja e gjyqtarëve për kërkesën e Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese për cështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha. Të enjten pritet të vendoset nëse do të pranohet kërkesa apo jo. Në varësi të kësaj vendimmarrjeje do të vendoset dhe për qëndrimin apo rrëzimin e masës së pezullimit nga GJKKO. Top Channel