Aksident në Fier, humb kontrollin mbi mjetin dhe përplaset me një makinë të parkuar, lëndohet shoferi

Aksident në Fier, humb kontrollin mbi mjetin dhe përplaset me një makinë të parkuar, lëndohet shoferi

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në Unazën Jugore të qytetit të Fierit, ku një automjet pasi ka humbur kontrollin ka goditur një mjet të parkuar. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit në ecje, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të qytetit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit. Top Channel